MK   EN
ISO 9001:2008         ISO 14001:2004

kohezioni shoqeror




Qëllimi i përgjithshëm: Projekti ka për qëllim të ringjallë historinë e Ballkanit në periudhën e shekujve 14-19, të inkurajojë një diskutim publik në lidhje me monumentet e pasura, por shpesh të injoruara Otomane të kësaj periudhe, dhe të kontribuojë në parandalimin e konflikteve.

Qëllimi Specifik: Të inkurajojë bashkëpunimin në mes të veprimtarëve të ndryshëm kulturor dhe organizatave në Ballkan dhe Evropë.



Publiku i përgjithshëm, fëmijët nën moshën18 vjeçare, organizatat lokale (komunale) dhe organizatat arsimore, autoritetet lokale, organizatat jo qeveritare dhe ato hulumtuese, autoritetet qendrore (Ministritë e Arsimit dhe të Punëve të Jashtme), studentët, të rinjtë.


Publiku i përgjithshëm, nxënësit e shkollave, të rinjtë, organizatat e shoqërisë civile dhe OJQ-të në Shqipëri, Greqi, Gjermani, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

  • Goethe-Instituti.V, zyra e degës në Athinës -. Udhëheqës i projektit;
  • CeProSARD-i- Qendra për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe të Zhvillimit Rural (Maqedoni);
  • OJQ Emancipimi Civil Ma Ndryshe, (Kosovë);
  • Shoqata e pavarur artistike "Remont" (Serbi);
  • Fondi Shqiptar për Monumentet (Shqipëri);
  • Fondacioni jo fitimprues Anemon (Greqi);

Promovim i imazhit të Ballkanit në rajon dhe në Evropë dhe kontribuim për një sens apo ndjesi të përbashkët të historisë, dhe të një bashkëjetese të bazuar në identitetin multi-etnik dhe multi-fetar, mbrojtje dhe akses (hyrje) më të madh në trashëgiminë kulturore në Ballkan dhe rishikim i programit mësimor të historisë nëpër shkollat në rajon.

  • Aprovim apo pranim i fotografive nga fotografët lokal në Evropën Juglindore në lidhje me kujtesën dhe ndërtesat e erës/epokës Otomane;
  • Ekspozitë e fotografive (në Athinë, Prishtinë, Shkup, Beograd, Tiranë dhe Mynih) dhe publikim i tyre në gjuhën Angleze i përkthyer në 6 gjuhë;
  • Faqe (sajt) e internetit në gjuhën Angleze, Gjermane, Serbe, Shqipe, Maqedonase dhe Greqishte;
  • Film dokumentar për fëmijë. Një film dokumentar 26 minutësh për fëmijë, të moshës 12-18 vjeçare, gjithashtu të përfshihet në ekspozitë, të mund të shkarkohen pa pagesë nga faqja e internetit;
  • Planet mësimore edukative për shkollat e mesme do të shkruhen në gjashtë gjuhë;
  • Raportet nga historianët në Greqi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoni me sugjerime për shtojca në lidhje me periudhën Otomane të futen në planet mësimore të historisë nëpër shkolla;
  • Spot Audiovizual (20-30 me kohëzgjatje prej sekondave) i cili përmban sekuenca të xhiruara mahnitëse dhe artistike nga trashëgimia dhe peisazhi Otoman në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Maqedoni dhe Serbi;
  • Fushatë shtypi dhe lobim i administratës lokale dhe qendrore dhe organizatave turistike. Promovimi i projektit dhe qëllimeve të tija për publikun e gjerë.
www.balkantale.com


Janar 2011 - Tetor 2012 (22 muaj)


European Commission – DG Enlargement
bërë nga Kips com
CeProSARD @ 2008 - 2011
facebook     linkedin     email     sitemap