MK   EN
ISO 9001:2008         ISO 14001:2004

për ne

Themelimi
Shoqata apo asociacioni “Qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillimit rural” është themeluar me iniciativën a një grupi të qytetarëve – ekspertë nga sfera e bujqësisë, zhvillimit rural, ekonomisë, mbrojtjes të mjedisit jetësor dhe trashëgimisë kulturore, në bazë të njohurive dhe eksperiencave personale si dhe nevojën e vrojtuar dhe të domosdoshme për veprim intensiv në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Shoqata është themeluar me mbajtjen e një mbledhjeje të themeluesve në Qershor të vitit 2007 kur u sjell edhe vendimi për emrin, emërimin e shkurtë me shkronja latine dhe simboli i shoqatës.

Arsyet e ekzistencës tonë
Shoqata qytetare ”CePro SARD” synon që ti arrijë këto qëllime:
  • Përmirësim të qëndrueshmërisë në zhvillimin e bujqësisë dhe mjedisit jetësor;
  • mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal;
  • rritje e vetëdijes tek qytetarët për zbatim të praktikave të qëndrueshme në bujqësi dhe zhvillim rural;
  • Shfrytëzim i duhur i resurseve njerëzore dhe natyrore;
  • rritje e vetëdijes tek qytetarët për mungesën, nevojat dhe mënyrën e kursimit të energjisë, si edhe shfrytëzimin e energjisë si burim dhe prodhim anësor nga praktikat bujqësore;
  • zvogëlim i lëshimeve apo emisioneve të dëmshme dhe ndotjes të ajrit, tokës dhe ujërave në RM;
  • mbështetje për shfrytëzimin e masave shtetërore dhe zbatim i masave të Bashkimit Evropian për përshtatjen dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor;
  • mbrojtje e trashëgimisë kulturore si pjesë e domosdoshme e zhvillimit të qëndrueshëm, në kornizat e drejtimeve bashkëkohore globale për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike

Vizioni
Rajonet rurale të zhvilluara në mënyrë të qëndrueshme me një vëmendje të madhe ndaj mjedisit jetësor, shfrytëzim efektiv të energjisë të ripërtëritshme, të efikasitetit energjetik si dhe mbrojtjes të trashëgimisë kulturore do të kontribuoj në krijimin e një mjedisi më të mirë social për gjeneratat e ardhshme.

Misioni
Misioni ynë është të përkrahim zhvillimin e qëndrueshëm rural. Nëpërmjet të studimeve dhe zbatimit të praktikave më të mira ne kemi aspirata që të sigurojmë kushte më të mira të jetesës , si në rajonet rurale edhe në ato urbane.

Zhvillimi
Shoqata punon edhe më tutje do të zhvillohet si organizatë joqeveritare në drejtim të zgjerimit të veprimtarisë të saj në tërë territorin e Republikës të Maqedonisë, duke krijuar bashkëpunim më të afërt me organizatat e tjera joqeveritare, deri tek krijimi final i një rrjeti të organizatave dhe stacioneve promovuese, në dobi të zbatimit të praktikave të qëndrueshme në bujqësi dhe në zhvillimin rural. Shoqata do të zhvillojë marrëdhënie të afërta me vetëqeverisjen lokale si edhe me institucionet qendrore, duke lobuar dhe ndikuar për promovimin dhe realizimin e misionit të saj.

bërë nga Kips com
CeProSARD @ 2008 - 2011
facebook     linkedin     email     sitemap