MK   EN
ISO 9001:2008         ISO 14001:2004

  vendi     aktuale

Grupit konsultat te CeProSARD me data 27.05.2014 ne oren 11 ne sallen e madhe ne ndertesen administrative te KOMUNES SE Cairit u mbajt punetoria e 1-re per perpilim te dokumentit planifikues strategjik zhvillimor „Platforme per Zhvillim Lokal Ekonomik per periudhen 2014-2020”

Fjale hyrese pati Kryetari i Komunes se CAIRIT Z. Izet Mexhiti i cili u perqendrua ne rendesine e dokumentit strategjik dhe perkrahjen qe komuna e jep ne realizimin e aktiviteteve ne drejtim te zhvillimit ekonomik. Gjate se ciles theksoi se ky dokument zhvillimor do te jete baza per zhvillimin e gjithembarshem te Komunes se Cairit per periudhen 2014-2020 dhe do te perpilohet ne menyre publike dhe transparente me kycjen e nje numri te madh te qytetareve, institucioneve, Shoqatave te qytetareve dhe biznes sektori i cili vepron ne korniza te komunes e me gjere, dhe me kycjen e eksperteve nga te gjitha fushat te cilet do te kontribuojne per zhvillim me te mire ekonomik. Me perpilim te Platformes per Zhvillim Lokal Ekonomik do te sigurohet kornize zhvillimore kualitative te jetes se te gjithe qytetareve te Komunes se Cairit.

Perfaqesuesi i grupit konsultat te CeProSARD, z. Gabriella Micevska e prezantoi metodologjine dhe menyren e perpilimit te dokumentit ne te gjitha fazat dhe ate: pergatitja, hulumtimi, definimi i qellimit, aktivitete, rezultate dhe konkluzione finale.
Ne fund te punetorise u formuan grupet punuese dhe pas saj u zgjodhen koordinatoret dhe zevendes koordinatoret ne keto fusha:

Fusha 1: INFRASTRUKTURE DHE URBANIZEM

Fusha 2: EKONOMI ME QYSJE NE ZHVILLIMIN E NVM DHE ZEJTARISE

Fusha 3: KUALITETI I JETES (SHENDETESIA DHE POLITIKA SOCIALE)

Fusha 4: MBROJTJE E MJEDISIT JETESOR

Fusha 5: ZHVILLIM I TURIZMIT DHE MBROJTJE E CARSHISE SE VJETER TE SHKUPIT

Fusha 6: EDUKIM DHE ARSIMIM (KAPITAL NJEREZOR)

Punetoria perfundoi ne ora 14 me marreveshje te grupeve punuese per aktivitetet e ardhshme te cilet do ti koordinon Departamenti per ZHLE ne komunen e Cairit. Qytetaret e komunes u ftuan te participojne ne grupet punuese.
Ne shtojce te dokumentit eshte dorezuar lista e anetareve te grupeve punuese.


bërë nga Kips com
CeProSARD @ 2008 - 2011
facebook     linkedin     email     sitemap