MK   EN
ISO 9001:2008         ISO 14001:2004

  vendi     aktuale

Trajnim ne temen “Efikasitet energjetik dhe burimet e riperteritshme te energjise” per nxenesit e 10-te shkollave fillore te Komunes se Karposhit

Me 3 dhe 4 Dhjetor CeProSARD-i organizoi nje trajnim ne temen “Efikasiteti energjetik dhe burimet e riperteritshme te energjise” ne te cilen moren pjese nxenesit e 10-te shkollave fillore te Komunes se Karposhit.

Ne kete trajnim moren pjese 50 nxenes prej kalses se 5 deri me klasen e 8 te cilet i ndegjuan prezantimet ne temen kursimet e energjise, efikasiteti dhe fitimi i energjise nga burimet e riperteritshme. Gjate ketij trajnimi i paraqiten edhe shembuj praktik ne qendren tone demonstrative per trajnim, ku edhe u mbajt trajnimi, dhe ku nxenesit mundeshin qe nga afer te shohin teknologjine e cila ju spjegua gjate ligjeratave. Ne fund pasoi edhe nje kuiz ku ndegjuesit apo nxenesit te ndare ne grupe i treguan njohurite te cilet i fituan, dhe fituan shperblime.

Gjate vete trajnimit, nxenesit u informuan edhe per garen “Eko-shtepia ime” i organizuar nga CeProSARD-i ne bashkepunim me Komunen e Karposhit i cili do te mbahet me 21 Dhjetor te vitit 2012, ne te cilen nxenesit te cilet moren pjese ne trajnimet, do ti prezantojne projektet e tyre dhe projektet ideore per shtepine energjikisht efikase. Jurija profesionale do ti shqyrtoje projektet dhe atij i cili eshte me se miri i menduar dhe konceptuar do ti jep nje shperblim te vlefshem.


bërë nga Kips com
CeProSARD @ 2008 - 2011
facebook     linkedin     email     sitemap